E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Misteret e ‘shtëpisë’ me gjethe që përgjoi shqiptarët
Lajme

Misteret e ‘shtëpisë’ me gjethe që përgjoi shqiptarët

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve

Pasditen e sotme janë zbuluar ambientet e restauruara të asaj që gjithë shqiptarët e njohin si ‘shtëpia me gjethe’, aty ku për shumë vite ka qenë vendosur një prej strukturave më të rëndësishme në sistemin komunist, sigurimi i shtetit.

Edi Rama në një lidhje live nga inaugurimi i saj që tashmë është kthyer në muze, ka mbajtur një fjalim në këtë muze me vlera historike – u shpreh rama. eshte një thesar i të shkuarës tonë.  Kjo shtepi  muze  do të jetë pikërisht një hapësirë për ti mësuar brezave të rinj historinë e së shkuarës.

“Zbulohen misteret e “Shtëpisë me Gjethe”. Aty ku godina fantazëm e fshehur pas gjetheve, në fund të oborrit të pakapërcyeshëm përgjoi për 45 vjet jetën private të shqiptarëve dhe u rrënua larg vëmendjes për 25 vjet të tjera, sot çelet Muzeu më i ri në Shqipëri. Nga një karakatinë në 2013, në një hapësirë që rrëfen të shkuarën, për t’i mësuar brezave vlerën e lirisë në rrugën e të ardhmes. Për Shqipërinë Që Duam. Shtet Punë Mirëqenie”, shkruan Rama

“Shtëpia me Gjethe”

çfarë ka brenda “makinerisë” që përgjoi shqiptarët

 Në dhomën numër pesë, në katin e parë të ndërtesës dykatëshe strehohet ajo çfarë mbeti nga arsenali që për më shumë se 40 vite përgjoi shqiptarët.

Numërohen rreth 1 mijë objekte, të blera në Kinë, Rusi dhe Gjermani. Edhe për të sotmen përbëjnë markat më të mira dhe të kushtueshme.

Mes çimkave, kamerave, aparatëve celularë, mikrofonëve, paisjeve përgjuese për veshjet, formulave kimike për hapjen e zarfeve, nuk mungojnë as manualet e përgjimit.

Fotografi që ilustrojnë vendet, apo objektet ku mund të vendosej çimka, nga më e zakonshmja, te statujat e Skënderbeut, që çdo shqiptar e kishte një të tillë e deri te shkopi i bariut.

Ndërhyrjet janë në fazën e riparimit të sistemit të energjisë elektrike, ujit dhe ajrimit.

Ndërhyrja e vetme që është bërë në ndërtesë është një ashensor. Ai do t’i shërbejë personave me aftësi ndryshme . Elementë të tjerë si pllakat e dyshemesë, dyert dhe dritaret edhe pse në një gjendje të degraduar janë riparuar.

Restaurimi kushton 210 milionë lekë të vjetra.

Më pas do të kryhet muzealizimi, për të cilin Ministria e Kulturës ka nisur bashkëpunimin me drejtuesin e Muzeut të Stasit, ish – burgu famëkeq i torturave në Berlin.

Hurbert Knabe, një njohës i mirë i diktaturës në ish -vendet evropiane komuniste, vizitoi “Gjethin” në Tiranë, Spacin e Burrelit dhe Ish – Degën e Brendshme të Shkodrës, që do të shndërrohen në vende të dëshmisë dhe kujtesës nën eksperiencën gjermane

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.