E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mitaj shënon golin e tij të parë në Arabinë Saudite
Lajme

Mitaj shënon golin e tij të parë në Arabinë Saudite

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mario Mitaj, po kalon një periudhë të jashtëzakonshme në karrierën e tij, duke u shfaqur në formë të shkëlqyer si në Kombëtaren e Shqipërisë, ashtu edhe në klubin e tij të ri, Al Ittihad në Arabinë Saudite.

Mbrojtësi shqiptar i befasoi të gjithë teksa “vallëzoi” me topin mes katër kundërshtarëve, për të dërguar më pas topin në rrjetë, duke vulosur rezultatin për ekipin e tij.

Golat e tjerë për Al Ittihad u shënuan nga Karim Benzema në minutën e 7-të dhe Moussa Diaby në minutën e 68-të, ndërsa për miqtë realizoi Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 20-të.

Me këtë gol dhe formën e tij aktuale, Mario Mitaj po konfirmohet si një lojtar kyç për ekipin e tij dhe një aset i vlefshëm për Kombëtaren shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.