E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mitsotakis: Viti 2033 duhet të jetë një moment historik! I gjithë procesi të përfundojë
Publik News

Mitsotakis: Viti 2033 duhet të jetë një moment historik! I gjithë procesi të përfundojë

Greqia i vendos afate BE për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis nga Brukseli, në Samitin për Ballkanin Perëndimor, foli për mundësinë e rifillimit të procesit për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri theksoi se Greqia “do të mbështesë Ballkanin Perëndimor në përpjekjet e tyre për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian” dhe shtoi se do t’i propozojë Këshillit Evropian që në vitin 2033 të caktojë një moment historik në mënyrë që ky proces të përfundojë.

“19 vjet më parë, në Samitin e Selanikut hapëm rrugën për integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen europiane. Fatkeqësisht, progresi që është bërë nga samiti praktikisht është minimal.

Përse në vendet e Ballkanit Perëndimor mbizotëron një mosbesim relativ rreth qëllimit të Bashkimit Europian, për të përfshirë realisht vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen europiane”, ka theksuar Mitsotakis.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.