Mjegull e dendur në jug, “perdja e zymtë” shkakton probleme në qarkullim në aksin Levan-Tepelenë, fushëpamja e kufizuar
Vijon të jetë prezente mjegulla e denduar në pjesën jugore të vendit.
Mjegulla është prezente në autostradën Levan-Tepelenë duke shkaktuar edhe vështirësi në qallkullimin e mjeteve për shkak të fushëpamjes së kufizuar.
Nga pamjet e siguruara nga newsbomb.al, shihet se “perdja e zymtë” ka mbuluar vendin dhe është shumë e vështirë të shikosh rrugën para.
Kjo mjegull “e çuditshme” prej ditës së djeshme është prezente në vend. “Perdja e zymt” pushtoi dje disa qytete në pjesën veriore të vendit, më pas në Tiranë, Durrës dhe Fier.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



