Mjekët dhe infermierët e ‘Traumës’: Lear Kurti mbërriti i pajetë
Teksa vijojnë hetimet për vdekjen e Lear Kurtit, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar marrjen në pyetje të mjekëve dhe infermierëve që ishin në turnin e tretë në Spitalin e Traumës.
Ata kanë qëndruar 3 orë në prokurori dhe sipas kartelës rezulton se 32-vjeçari mbërriti pa shenja jete në spital.
Mjekët kanë dhënë ndihmë mjekësore, por ka qenë e pamundur që të kthehet në jetë.
Ditën e sotme ka nisur ekzaminimi i kamerave të spitalit pas dëshmive të mjekëve e kartelës mjekësore. Deri tani, mjekët rezultojnë pa shkelje ligjore.
Lear Kurti ndërroi jetë në 19 tetor pasi u ndalua nga policët e patrullës së Komisariatit numër 3.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



