MJEKET JAPIN ALARMIN / Mos flini kurrë me flokë të lagura…
Lodhja fizike shpeshherë na detyron të neglizhojmë disa gjera, që në pamje të parë duken të pa rëndësishme.
Një prej veprimeve, neglizhenca e të cilit sjell pasoja negative në organizmin tonë është edhe mos tharja e flokëve pasi i lajmë.
Të flesh me kokën e lagur rezulton të jetë shumë më e dëmshme nga sa njerëzit mendojnë.
Nëse deri më sot jeni shtrirë me flokë të lagur, pasi të lexoni se çfarë ndodh me flokët tuaj do e mendoni dy herë përpara se ta bëni diçka të tillë.
Këputja e flokëve
Fjetja me flokë të lagur rrit shanset e këputjes së flokëve.
Zbokth
Kur mbani lëkurën e kokës me lagështi për disa orë, kjo e fundit do të bllokojë funksionin parësor të gjëndrave dhjamore në kokë. Këto gjëndra do të prodhojnë më shumë vaj ose do të zvogëlojnë prodhimin e yndyrës duke prishur balancën e pH të kokës.
E gjitha kjo do të rezultojë në shfaqjen e zbokthit ne flokët tuaj.
Dhimbje koke
Kur ju flini, temperatura e trupit rritet, ndërkohë që ajo e flokëve është më e ulët.
Kjo luhatje do t’ju shkaktojë dhimbje koke.
Infeksionet
Lagia e jastëkut do të krijojë një mjedis ideal për rritjen e baktereve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


