E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjekët në protestë, kundër dhunës ndaj bluzave te bardha
Lajme

Mjekët në protestë, kundër dhunës ndaj bluzave te bardha

Mjekët e spitalit të Shkodrës solidarizohen me kolegët e tyre, kundër dhunës ndaj mjekëve.

Mjekët po zhvillojnë një protestë përpara spitalit të Shkodrës për t’i thënë “ndal” dhunës ndaj bluzave të bardha dhe për të respektuar punën dhe kontributin e tyre në shërbim të shoqërisë.

Edhe në QSUT, vijon protesta e mjekëve, në ditën e dytë të saj. Vetëm disa ditë më parë u dhunua një specialiste në QSUT.

“Duhet të kemi siguri në vendin e punës. Kur pesoneli dhunohet nuk është i gatshëm të kujdeset për pacientët. Nëse dhunohemi nuk mund të ofrojmë kujdes shëndetësor cilësor. Nëse ne nuk jemi të sigurtë as pacientët nuk janë të sigurtë”, kanë thënë mjekët në një prononcim për mediat.

Javën tjetër mjekët do të jenë përsëri në protestë ku do t’i drejtohen me disa kërkea qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.