E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku i njohur: Turp për Najada Çomon, që vë veten dhe mjekët në rresht para Ramës
Publik News

Mjeku i njohur: Turp për Najada Çomon, që vë veten dhe mjekët në rresht para Ramës

Mjeku i njohur dhe ish ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ nga Ylli Rakipi në MCN TV, për të folur për pandeminë dhe menaxhimin e saj.

Solis mes të tjerave ka komentuar edhe përfshirjen e mjekes Najada Çomo si kandidate e Partisë Socialiste dhe se si një pjesë e mjekëve, që u vunë në shërbim politik dhe merrnin urdhër nga partia.

‘Janë thellësisht të politizuar, një garnizon që marrin urdhra dhe japin urdhra. Po të isha trajner do ti nxirrja të gjithë me të kuqe, përveç Silva Binon dhe dy-tre shkencëtare dhe Eugenën, të tjerët janë të politizuar.

Janë të bindur. Kur kam qenë ministër nuk kam detyruar asnjë doktor të shprehet për bindje partiake. Armiku jonë ka qenë sëmundja. Tani janë skuqur, janë bërë blu, janë bërë garnizone, marrin urdhëra nga partia. Edhe Najada, jashtëzakonisht turp, për të gjitha që ka bërë, që vihet në rresht, që i vë doktorët në rresht. I ka ndarë flokët mu në mes, doktor majtas doktor djathtas

Armiku jonë është covidi dhe duhet ta luftonim të gjithë bashkë, jo të politizohemi dhe jo duke u vendosur në rresht. Është më mirë sanatoriumi, se sa Infektivi, që u bë një detashment i Rilindjes’, tha Solis.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.