Mjeku Ilir Allkja, pas ‘një rrëmuje’ politike të ditës së djeshme, i cituar nga Basha pas videomesazhit se ishte ‘vetëkarantinuar’, thotë se ndaj tij ka filluar një sulm nga ‘çeta mavi’.
Allkja pretendoi se kishte shkuar te tre pacientë të dyshuar me Covid19 pa veshjen përkatëse, por kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë pasditen e djeshme publikuan fotot e tij me veshjen speciale për raste të tilla, si dhe fotot që ishte pjesmarrës i rregullt i mitingjeve të PD.
Rama dhe Manastirliu aluduan se doktori ishte i shtyrë politikisht për ato deklarata.
Sot, mjeku ka zgjedhur t’u japë përgjigje sulmeve, duke dashur të thotë se ai nuk ka bërë politikë në deklaratën e tij, ndërkohë që po lincohet ‘barbarisht’.
Postimi i Ilir Allkja në facebook:
Është e qartë se përse ndaj personit tim kanë filluar sulme të ulëta qoftë nga ndonjë institucion qoftë nga çeta e minjve të bodrumit mavi !
Unë kam protestuar e protestoj ndaj rregjimeve autoritare, jam njeri i lirë, e neveris autokracinë !
Para se të merrem me politikë, jam mjek, dhe si mjek po kontribuoj çdo ditë në mbrojtje të shëndetit të komunitetit !
Videomesazhi im ishte proaktiv, ishte për më shumë kujdes në dhënien e shërbimit e shpëtimin e jetëve njerëzore !
Asnje fjalë politike ska aty !
Linçimi që po më bën kryeministri e çeta e tij vetëm se jam opozitar, është barbar!




