Mjeku popullor Ruzhdi Metali ka treguar mbrëmjen e sotme se koronavirusi i ri është më i dobët se një grip i zakonshëm dhe i lehtë për t’u luftuar.
Në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Metali ka thënë se maskat janë të panevojshme ndaj sipas tij, duhet të konsumojë ushqime që kanë vitaminë D.
‘Është më i dobët se një grip i zakonshëm, është shumë i lehtë për t’u luftuar. Maska që vendosim ne është e panevojshme, problemi është veshi, s’ka problem hunda. Momenti që koronavirusi kalon në fyt, mos ta lëmë këtë virus të kalojë në mushkëri, të mos krijojë inflamacion. E lagim fytin vazhdimisht, ta fusim në stomak koronavirusin se acidi e vret çdo bakter.
Duhet të përdorim Vitaminën D, e ka veza, peshku, qumështi, e ka bulmeti. Duhet të marrim vitamin çdo dy orë. Këto janë masa parandaluese… Godet hudhrën, hyn oksigjeni, të ndihmon shumë. Duke përdorur vitaminën C pluhur, nuk ka virus që të kapi’, ka thënë Ruzhdi Metali.



