Mjeku publikon grafitë: Virusi që me 31 dhjetor?
Prej ditësh, disa mjekë po denoncojnë se koronavirusi ka hyrë në vendin tonë që në janar. Ata publikuan disa grafi që iu ishin bërë pacientëve që në muajin janar, që tregonin se ishin prekur nga koronavirusi.
Pas kësaj ishin dy mjekët e njohur Gëzim Xhepa dhe Renato Osmenaj, ata që publikuan fakte të tjera që provonin se ka pasur raste pozitive me Covid-19 prej muajsh, edhe pse nuk janë të konfirmuar zyrtarisht.
Ditën e sotme mjeku Renato Osmenaj ka publikuar disa grafi të reja, konkretisht 25 raste të reja të pacientëve të konfirmuar më COVID-19, gjatë muajit janar-shkurt në vendin tonë. Madje njëra daton më 31 dhjetor 2019.
“Kolazh për komitetin e shpëtimit! 17 janar – 5 shkurt! Nje mendim më profesionist ju lutem! 25 raste!”- shkruan Osmenaj në mediat sociale.
Kujtojmë se një fakt i tillë nuk është mohuar as nga përfaqësues të institucioneve shtetërore, ndërkohë që Silva Bino, u shpreh se profesionistët e vërtetë nuk dalin në media me fakte të tilla.
Zbulohet edhe arsyeja përse Edi Rama e mbante të fshehur emrin e kryetarit të Komitetit të Ekspertëve, që sot u zbulua se është zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.
Faktin e zbulon nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, që nëpërmjet një video zbulon se Rakacolli është neurologia e Ramës.
‘Javën e 8 të karantinës publikohet emri i drejtueses së Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Zv.ministrja e Shëndetësisë është neurologia dhe mjekja personale e Edi Ramës e cila në vitin 2017 emëroi bashkëshortin e saj Perlat Kapisyzi në postin e drejtorit të Sanatoriumit.
Ligji nr 15/2016 për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive në nenin 24 pika 7 dhe pika 8 përcakton:
Veprimtaria e grupeve të ekspertëve bazohet në parimet e ekselencës, paanësisë dhe transparencës.
Emërimi i zv/ministres në krye të këtij komiteti përbën një shkelje ligjore.
Ky nuk është komitet ekspertësh por komitet politik në funksion të funksionit të propagandës së Edi Ramës.’
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



