Mjeku toksikolog flet për drogën në tullumbace: Shkëput oksigjenin nga truri dhe shpie në arrest kardia
Mjeku toksikolog Alert Drishti, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me drogat e reja që kanë qarkulluar së fundmi në kryeqytet, mes tyre edhe tullumbacet me oksid azoti.
Drishti u shpreh se përdorimi i kësaj droge dëmton në mënyrë direkte trurin, zemrën dhe mushkëritë.
Ai shtoi se gjatë konsumit të saj truri nuk furnizohet më me oksigjen, por me substancën e caktuar dhe kjo shpie deri në arrest kardiak dhe humbje të jetës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



