E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku Tregon sëmundjet e tjera të rrezikshme
Publik News

Mjeku Tregon sëmundjet e tjera të rrezikshme

Mjeku urolog, Artan Koni ka pranuar se shpërthimi i Covid-19 në vend ka bërë që fokusi të zhvendoset totalisht tek virusi, duke lënë pas dore pacientët me sëmundjet e tjera.

Në emisionin ‘Real Story’, Koni shtoi se mjekët shqetësohen për gjendjen shëndetësore në vend dhe jo për numrin e të prekurve ditor me koronavirus.

Koni tha se sëmundjet si ndërhyrjet kardiake, por edhe operacionet e tjera shtyhen, me mjekët që e kanë parësore shërbimin e pacientëve me Covid.

“Sa i përket shifrave në total, nuk besoj se janë shqetësuese. Ne shqetësohemi kur shohim shëndetësinë në këtë gjendje. Kemi më pak mjekë, kemi mangësi në spitale, në bërjen e tamponëve, vonesa në përgjigjen ndaj pacientit. Këto na bëjnë të vështirë që të shqetësohemi. Kemi probleme dhe sëmundjet e tjera. Të jeni i sigurt se koha ndaj një ndërhyrje ndaj një pacient kardiak, tani është disa minuta, mos të them disa orë. Themi; ‘ujku, ujku’, çakalli po bën kërdinë. Ka shumë operacione që shtyhen. Shërbimet e tjera kanë pak më të dobëta. Shqetësimi ynë si mjekë është se po vjen ezaurimi i kapaciteteve. Evitimi i spitaleve me thënë të drejtën nuk është i drejtë. Shpesh se disa njerëz e kanë këtë perceptim. Nuk duhet të jetë kështu. Ata që mendojnë; “Më mirë të vuash dhe të bësh mjekimin në shtëpi se sa në spital”. Njerëzit më shumë shqetësohen nga ajo që dëgjojnë. Një pjesë e mirë janë gojëdhëna. Është informacion i paselektuar.”, tha mjeku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.