E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjekuan Nuredin Dumanin pas atentatit në Elbasan, këta janë dy mjekët e arrestuar nga policia!
Lajme

Mjekuan Nuredin Dumanin pas atentatit në Elbasan, këta janë dy mjekët e arrestuar nga policia!

Në pranga edhe një infermier

Dy mjekë dhe një infermier janë arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia pasi një natë më parë kanë mjekuar Nuredin Dumanin në Fier. Ata janë Juljan Malaj dhe Ermal Gjeçi.

Ata akuzohen për moskallëzim krimi pasi nuk kanë njoftuar policinë. Lajmi bëhet i ditur nga News 24. Dumani u plagos pasditen e djeshme në zonën e Papërit në Elbasan pas përplasjes me armë zjarri me ish-mikun e tij, sot armik Talo Çelën. Ai u arratis drejt Fierit ku dhe kishte një apartament me qira. Pas disa orësh, Dumani u kap nga policia pak para mesnatës. Në momentin e arrestimit, Dumani nuk ka bërë rezistencë, pasi ka qenë i shtrirë në një krevat dhe ishte duke u mjekuar në kushte shtëpie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.