E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjekut të njohur Tritan Kalo i njoftohet dalja në pension: Ministrja s’pati kohë për të shprehur një mirënjohje!
Lajme

Mjekut të njohur Tritan Kalo i njoftohet dalja në pension: Ministrja s’pati kohë për të shprehur një mirënjohje!

Mjeku Tritan Kalo ka dalë në pension pas një kontributi 42 vjeçar në spitalin infektiv. Ai është vënë në dijeni për daljen e tij në pension, përmes një shkrese nga QSUT.

Në një postim në Facebook, mjeku i cili asnjëherë nuk shkoi në vijën e partisë, shkroi se Ministria e Shëndetësisë ishte shumë e zënë për të treguar së paku një mirënjohje për vitet e gjata të punës në Infektiv.

“MSHMS nga ana e saj kishte shumë e shumë obligime të tjera, për të evidentuar punën dhe të kontributin e të gjithë atyre, që “sapo kanë filluar të cicërojnë” në “kopështin e madh të Përkujdesit Shëndetsor Kombëtar”, sa nuk e gjeti të mundëshme të përcillte në faqen e saj zyrtare së paku një foto e një mesazh falenderues për kontributin 42 vjeçar të një individi “kenedian” si unë” – shkruan Kalo.

Postimi i plotë:

p20.07.2023…..Dy ditë pas daljes në pension e ke kohën e mjaftë të lexosh me kujdes shkresën e ardhur nga Burimet Njerzore të Drejtorisë së QSUNT-së, me anë të së cilës ti njoftohesh për daljen përfundimtare në pension…..ASGJË jo normale jashtë praktikës burokratike të njoftimeve në raste të ngjashme…..AJO që më befasoj ishte rreshti i fundit i shkresës, ku “shprehej e koncentruar MIRËNJOHJA INSTITUCIONALE”, për kontributin tim 42 vjeçar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT-së, në lidhje me Ofrimin e Përkujdesit Mjeksor sa më cilësor për mijra e mijra të sëmurë, në kushte shpesh të rrezikshme edhe për vetë jetën time, nisur nga natyra kontagioze jetëlënduese dhe jetëmarrëse e shumë e shumë Sëmundjeve Infektive…..”DORA E NGROHTË E PUSHT-SHTETIT” ishte e lodhur për të shprehur diçka më shumë për PUNËN, PROFESIONALIZMIN dhe PËRKUSHTIMIN tim ndaj popullit dhe vëndit tim…..MSHMS nga ana e saj kishte shumë e shumë obligime të tjera, për të evidentuar punën dhe të kontributin e të gjithë atyre, që “sapo kanë filluar të cicërojnë” në “kopështin e madh të Përkujdesit Shëndetsor Kombëtar”, sa nuk e gjeti të mundëshme të përcillte në faqen e saj zyrtare së paku një foto e një mesazh falenderues për kontributin 42 vjeçar të një individi “kenedian” si unë, i cili në çdo kohë e rrethanë KURRË nuk pa se çfarë bëri Atdheu për të, përkundrazi me mish e me shpirt u përpoq të bëj më të mirën për vëndin e për popullin e tij…..Vetëm KM u kujdes që urimi i tij i përvitshëm për ditëlindje të mos mungojë…..ZEMËRNGROHËS ishte fakti se së paku ndjenjat e respektit e të mirënjohjes së një populli të tërë ndaj punës e kontributit tim, u shprehën më bukur e më fuqishëm se kurrë ndonjëherë…..Together forever!!! N.B.: Portale, ju lutem NË RAST riprodhimi të këtij postimi mos i deformoni atij thelbin, duke vendosur tituj bombastik, për qëllimet tuaja editoriale…..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.