E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moda/ Trendi  i radhës, tani do t’i veshim pantallonat mbrapsht
Lajme

Moda/ Trendi i radhës, tani do t’i veshim pantallonat mbrapsht

Shitësi me pakicë në internet, Boohoo i ka mërzitur seriozisht ndjekësit e modës pas lëshimit të dizajnit të tij të fundit të xhinseve.

Mund të duket sikur modelja i ka veshur gabimisht mbrapsht, por në fakt aty është e gjithë risia e modelit të ri. Janë mbrapsht!

Ndërkohë blerësit janë shprehur për xhinset, që kanë dalë në shitje për 16.72 £, se i bëjnë njerëzit që të duken sikur janë veshur në errësirë.

Ato janë të dizajnuara për t’u dukur sikur janë veshur mbrapsht ndërkohë që qepja e dukshme e bën “iluzionin” akoma më të besueshëm. Ndërsa, kuptohet që edhe xhepat janë të qepur nga jashtë.

Dizajni, i prezantuar së fundmi nuk po shkon fare mirë, ndërsa njerëzit e internetit po pyesin se “ku i kishte mendtë Boohoo kur i krijoi pantallonat”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.