E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moderatorja shqiptare ia plas të qeshurës e nuk mund të ndalej në emision, kjo është arsyeja
Publik News

Moderatorja shqiptare ia plas të qeshurës e nuk mund të ndalej në emision, kjo është arsyeja

Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një video e moderatores së emisionit 7 pa 5, Pranvera Borakaj.

Moderatorja ka qenë duke pritur një lidhje në Skype, e cila nuk është realizuar për çështje teknike dhe Pranvera ka filluar të qeshë duke mos u ndalur dot.

Në fakt, ka qenë vetë moderatorja që e ka postuar videon në rrjetet sociale disa ditë përpara por është shpërndarë sot gjithandej për shkak se e ka ndarë dhe bloggeri Olti Curri.

Kërkesës së Oltit për ti treguar arsyen se pse nuk ndalonte dot së qeshuri i është përgjigjur vetë moderatroja e cila shkruan: “Aman se e kisha harruar këtë, ndërsa bënim lidhjen me Skype, korresponenti nuk e mbante videon nga zonja Rita, por nga shtëpia dhe në dhomë lëvizte i shoqi  me tuta, se ora 9 e mëngjesit. Unë insistoja që ta kthenim kamerën nga vetja, por ishte e pamundur. Dhe në momentin që e ktheu, aty u ndërpre lidhja. Ndërsa unë bëja pyetje, shikoja vetëm një zotëri që lëvizte me tuta në dhomë dhe e ftuara nuk ishte asgjekundi. Ishte e pamundur të mbaja ta mbaja të qeshurën, jo vetëm unë, por i gjithë stafi dhe e ftuara e radhës që ishte në studio. Dhe shyqyr që qeshim, se e qeshura të shton jetën”.

 

https://www.instagram.com/p/BqZk3RrBKK-/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

Ndërkohë që këtë video e ka postuar edhe Ermal Mamaqi, i cili shkruan: “Unë çdo herë që jam ngritur para klasës për të thënë mësimin. Nuk ndaloj dot e kam parë 1452729188222 herë.

Shumë shpejt kjo video është bërë virale në rrjet dhe na ka bërë të gjithëve shumë të për të qeshur!

https://www.instagram.com/p/BqZSsI_Fp1z/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.