E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mogerini dhe Hahn në Tiranë, zbardhet axhenda
Lajme

Mogerini dhe Hahn në Tiranë, zbardhet axhenda

RAPORT PROGRESI PËR ÇELJEN E NEGOCIATAVE

Shefja e politikes së jashtme te Bashkimit Europian Federica Mogherini e komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn, mbërrijnë në Tiranë mbrëmjen e të martës. Mësohet se zyrtarët e lartë të BE-së do të zhvillojnë takime me krerët me të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare, të mërkurën, një ditë pas publikimit të raportit të progresit.

Sipas  traditës Mogherini e Hahn do të takohen me presidentin e republikës Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha. Për këtë të fundit ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga Pd nëse do të takohen, pasi Basha ndodhet në Berlin.

Mogherini e Hahn pritet që gjatë vizitës në Tiranë të dorëzojnë personalisht raportin e progresit mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Ndërkohë që është parashikuar një konferencë mes Mogherinit dhe Ramës.

Por cilat janë 5 pikat kyçe të Raport Progresit për çeljen e Negociatave?

Shqipëria dhe Maqedonia mund të nisin negociatat për anëtarësim në BE, ndërsa abuzimet me të drejtat e njeriut do ta lënë sërish në pritje Turqinë.

  1. Ruajtja dhe thellimi i këtij momenti reformash në fushën kyç të sundimit të ligjit, e veçanërisht 5 prioriteteve kryesore, dhe rezultatet e vazhdueshme, konkrete e të prekshme në rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve, pra procesi i vetingut, do të jenë vendimtare për progresin e mëtejshëm të vendit.
  2. Në mbështetje te kesaj, vazhdon dokumenti, Komisioni Europian do të aplikojë qasjen e përforcuar për kapitujt e negociatave mbi gjyqësorin, të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë e vendit.
  3. E njëjta formule sipas EUObserver do të përdoret dhe për Maqedoninë, por rekomandimi është fillimisht për Shqipërinë. Eduard Kukan, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe kryetar shumëvjeçar i Komitetit për Bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor i tha gjigandit mediatik gjerman DË se po të implementohet siç duhet reforma e thellë shqiptare e gjyqësorit, ajo do të jetë reforma më e rëndësishme e zbatuar mes shteteve në procesin e zgjerimit, e ndoshta edhe më serioze se në rastin e disa vendeve anëtare të BE.
  4. Në vlerësimet e tij Komisioni Evropian nënvizon se Shqipëria po ecën përpara në të pesë prioritetet kyçe që janë thelbësore për integrimin në BE – nga reforma e administratës publike, reforma juridike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.
  5. Në fillim të vitit, kryetari i KE-së, Jean-Claude Juncker e pat pohuar se nëse Shqipëria vazhdon në këtë mënyrë në rrugën e reformave, Komisioni do t’i japë një rekomandim për të nisur negociatat e anëtarësimit brenda gjashtë muajve të parë të 2018-ës.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.