Mogherini dhe Johannes Hahn deklaratë për situatën në Shqipëri
Federica Mogherini dhe Komisioneri Johannes Hahn reagojnë :Veproni me pergjësi dhe respekt per institucionet
“Na vjen keq për bojkotin parlamentar në Shqipëri dhe për faktin se opozita nuk është regjistruar ende për të marrë pjesë në zgjedhje.
Debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda parlamentit sipas praktikës demokratike. Qytetarët meritojnë një udhëheqje që të jetë e përgjegjshme për veprimet e saj.
Ne edhe një herë i bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë që të veprojnë me përgjegjshmëri, me respekt për institucionet, dhe të hapin rrugën për zgjedhje demokratike, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Më konkretisht, për reformën shumë të nevojshme të drejtësisë në Shqipëri. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve për të përfunduar ngritjen e procesit të institucioneve të verifikimit.
Ne presim që anëtarët e Parlamentit të tregojnë përgjegjshmëri, zotësi për të vepruar brenda kornizës demokratike legjitime institucionale, dhe se ata qëndrojnë nga ana e popullit të Shqipërisë, të cilët vazhdojnë të kërkojnë përfundimin e reformës në gjyqësor, pasi si një veprim vendimtar i hap rrugën vendit për të hyrë në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



