E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moisiu, i ashpër me Metën: 30 Qershori do t’i presë rrugën një presidenti të rrezikshëm
Politikë

Moisiu, i ashpër me Metën: 30 Qershori do t’i presë rrugën një presidenti të rrezikshëm

sh-Presidenti Alfred Moisiu, i ftuar në ‘Kjo javë’ ka folur për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Moisiu është shprehur se dita e nesërme nuk e zgjidh situatën politike, por vetëm i pret rrugën një presidenti të rrezikshëm.

Sipas Moisiut, probleme të tilla mes mazhorancës dhe opozitës ekzistojnë në të gjithë bottën, por duhet të jetë presidenti ai që duhet të di t’i ndryshojë.

’30 Qershori nuk e zgjidh këtë situtatë, vetëm i pret rrugën një presidenti të rrezikshëm sepse kuptohet mazhoranca dhe opozita kanë problemet e tyre si e gjithë bota.

Prandaj edhe partitë kryesore si në kohën kur kam qenë unë kanë marrë një vendim dhe është firmosur. Megjithëse u ra dakort, nga opozita u kërkua kohë dhe ranë dakort të gjitha palët.

Megjithatë unë e pranova këtë pjesë dhe i kërkova kuvendit të asaj kohe, kryesisë, ishte pikërisht neni 131/ 1 dhe zhvlerësova dekretin e mëparshëm duke vënë një të ri’, tha Moisiu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.