‘Momente parajse në Tokë’, Aldo i mëngjesit thyen rregullat me këtë FOTO familjare
Aldon Lipe është një nga figurat më diskrete të televizionit shqiptar.
Ai është i njohur si zëri që shoqëron publikun shqiptar çdo mëngjes me ‘Aldo Morning Show’,
një nga programet më të ndjekur të mëngjesit, e megjithatë fytyrën preferon që ta fshehë pas kufjeve dhe mikrofonit.
Mirëpo së fundi Aldo ka publikuar për herë të parë një foto të vajzës së tij, e cila është vetëm 17-muajshe.
“Momente parajse në Tokë”,-shkruan ai krahas imazhit të së bijës Charlot. E vogla shfaqet më e ëmbël se kurrë me vështrimin drejtuar nga e ëma.
Aldon është i martuar prej vitesh me Ketiona Jubanin dhe dy të dashuruarit janë prindër të dy fëmijëve, vajzës së vogël dhe djalit 15 vjeç që quhet Marti.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



