E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Momente tmerri në avion, motori i Boeing 737 merr flakë në fluturim
Bota

Momente tmerri në avion, motori i Boeing 737 merr flakë në fluturim

Pasagjerët e një avioni Boeing 737 kanë përjetuar momente të frikshme në fluturim. Kur avioni ndodhej në ajër, një nga motorët mori flakë.

Avioni i kompanisë “American Airlines” u ngrit nga aeroporti John Glenn Columbus dhe kishte si destinacion Phoenix në Arizona, por u detyrua të rikthehej urgjentisht në aeroportin nga ku u ngrit pas zjarrit në motor.

Sipas dëshmive të pasagjerëve, avioni u ndesh menjëherë pas ngritjes me një tufë shpendësh, të cilët dyshohet të jenë bërë shkak i rënies së zjarrit.

Megjithatë, pas 40 minutash në ajër, piloti arriti ta ulte avioni të sigurt në pistë. Fatmirësisht, veç momenteve të tmerrit në ajër, askush nuk u lëndua nga kjo ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.