E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Momenti i trishtë kur Policia Bashkiake “bastis” qytetarin
Lajme

Momenti i trishtë kur Policia Bashkiake “bastis” qytetarin

Mendoni për një sekondë se çfarë të keqeje mund t’iu shkaktojë një prind rreth të 50-ave, të cilin kushtet e kanë detyruar që të dalë në rrugë për të shitur disa çanta të përdorura? Seriozisht, keni ndonjë ide?!

Sepse në gjithë këtë amulli dhe pasiguri publike, ku plumbi mund të të vijë nga çdo anë, një shitës ambulant është njeriu i fundit që përbën rrezik për rendin shoqëror.

Sigurisht në një shoqëri të zhvilluar, një shitës rruge do të ishte problemi i parë për pushtetin, por jo problem se si ta zhdukim nga faqja e dheut duke i marrë të vetmen gjë që ka, por se si ta integrojmë dhe ta ndihmojnë që ta zhvillojë tregtinë e tij.

Kjo duket vite dritë larg realitetit tonë dhe si për ta dëshmuar po sjellim këtë pamje të filmuar në Tiranë.

Policia Bashkiake ndalon makinën para këmbëve të një shitësi në rrugë dhe (aspak) mirë që ia sekuestron mallin, por edhe i vë gjobë.

Çfarë po i thotë shteti këtij qytetari nëse ia heq mundësinë të mbajë veten dhe familjen? Po i thotë të bëhet kriminel që të mbijetojë?!/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.