Me përparimin e teknologjisë, ka përparuar edhe mënyra e sulmeve apo luftës mes shteteve rivale.
Krijimi i droneve u ka hapur rrugë sulmeve të befasishme nga ajri, pasi ato mbushen me lëndë shpërthyese dhe drejtohen drejt objektivit të synuar. Kjo vetëm përmes një telekomande dhe një celulari.
Lufta kundër dronëve dita-ditës është duke u bërë prioritet për forcat e armatosura në mbarë botën.
Për këtë arsye qëndrojnë në ajër helikopterë që patrullojnë për ndonjë lëvizje të mundshme, që mund të çojë në rrezikimin e jetëve të qytetarëve.
Një video e publikuar tregon një nga metodat që aplikohet për shkatërrimin e dronëve të vegjël, duke i qëlluar me mitralozë nga helikopterët ushtarakë.



