Monika Kryemadhi do të përballet me Veliajn për Tiranën?! Si përgjigjet kryetarja e LSI-së
Teksa emri i saj po përflitet si kandidate e mundshme e opozitës për bashkinë e Tiranës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se nuk i ka problem sfidat por nuk e sheh Tiranën si sfidë të saj.
Në Ora News, ajo tha se ka vlerësuar kryebashkiakun aktual Veliaj për punën e bërë, por se nuk ka frikë të kandidojë përballë tij.
Kryemadhi: Nuk e kemi diskutuar fare. Jemi në diskutimin e vendosjes së disa kritereve. Nuk ka rëndësi emri kush do të jetë në bashkinë e Tiranës sesa ka rëndësi ajo që kryetari apo kryetarja e bashkisë do të bëjë. Historikisht qoftë kur kemi qenë me PS apo PD, emri i Monika Kryemadhit ka dalë si një lloj kërcënimi.Veliajn e vlerësoj për punën që ka bërë por nuk e kam frikë fare Erionin.Sfidat nuk i kam problem por nuk mendoj se sfida e Tiranës i përket Monikës si individ.Kjo është sfidë e qytetarëve të Tiranë përballë një kapje të shtetit dhe kapjes së përditshme të qytetarëve të Tiranës.
Një përgigje dha edhe për demokratët që ndjejnë frikën se LSI mund ti lërë në baltë në zgjedhjet vendore.
Kryemadhi: Nuk jam këtu për të siguruar demokratët por LSI dhe votuesit e LSI. Opozita është si një pallat. Marrëveshjet duhet të jenë transparente. LSI ka qenë gjithmonë transparente. Mos pretendoni se unë do të dal të luftoj për programin e PD, por kemi një konvergim të përbashkët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



