E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Monika Kryemadhi: Edmond Haxhinasto, me probleme mendore!
Lajme

Monika Kryemadhi: Edmond Haxhinasto, me probleme mendore!

Monika Kryemadhi  foli hapur për largimin e saj nga Partia e Lirisë (PL) dhe tensionet me ish-partnerin e saj politik dhe personal, Ilir Meta.

Kryemadhi tha se njerëzit që rrethonin Metën e futën atë në paranojë kundër saj, duke përmendur Edmond Haxhinaston si një nga personat që i tha Metës se kompjuterat e Kryemadhit e përgjonin. Ajo shtoi se Metës i është thënë në mënyrë të gënjeshtërt se ajo po bashkëpunonte me SPAK kundër tij.

“Meta mund të kishte të drejtë të vendoste për mua apo këdo aty, sepse Shqipëria fshat është, jo metropol i madh dhe ata që i themelojnë gjërat thonë: është e imja dhe vendos vetë. Meqenëse kishte edhe çështjen e divorcit dhe kalkulimin e vet, me një Monikë në parti do ta kishte të vështirë për shkak të konfliktit, pasi ne konflikt në jetë kemi patur vetëm për politikën. Për të mos vazhduar pastaj me aspektin organizativ. U përdor zonja Silva Caka atëherë me ndryshime statutore për të më laguar dhe për të më linçuar më pas. Po zonja Caka u përjashtua për vete pastaj. I gjithë qëllimi ishte dëmtimi i bashkëpunimit politik mes meje dhe Metës. Ai bënte politikën e madhe dhe unë organizimin. Përçarja e kësaj…”

Kryemadhi kritikoi deputetët e PL-së, të cilët i cilësoi të paaftë, ndërsa për Tedi Blushin tha:

“Blushi flet në televizion paradite, që ta shohë Meta nga televizori i burgut… vetëm aty përjashta bërtet te dera e Kuvendit, bën intervistë dhe ikën. Kush nga këta ka kërkuar sqarim për shkeljen e procedurave ndaj Metës? Vetëm për pyetjen që i ka bërë Dumanit në Komisionin e Ligjeve, por edhe këtë ia bëri si nder Ulësiu, që tha: ma jep fjalën në orën 12 të bëj pyetje se më sheh Meta nga burgu. Pjesa tjetër janë inekzistente.”

Për rolin e SPAK-ut dhe ndikimin e tij në vendimet e Metës, Kryemadhi deklaroi:

“Një dëshmitar në SPAK, që ka lidhje familjare me një nga bashkëpunëtoret e ngushta të Metës, pas thirrjes në SPAK pati një cedim total të sjelljes së Metës në familje dhe parti. Ishte sikur SPAK kishte Monikën bashkëpunëtore që kishte shitur Ilir Metën. E gjitha kjo ndodhi ndër vite, mos harrojmë edhe mediat dhe shumë gazetarë që bënin sikur flinin me Dumanin dhe gdhiheshin me Kllapin. Meta kishte të drejtë të tensionohej, pasi nuk kishte dijeni për gjithçka.”

Duke folur për Haxhinaston, Kryemadhi tha:

“A e dini se Haxhinasto edhe sot e kësaj dite po e pret të më sjellë ekspertin e kompjuterave që i ka thënë Metës se dy kompjuterat e Monikës e përgjonin dhe partinë? Po pres edhe sot e kësaj dite të takoj ekspertin e zotit Haxhinasto. Mendoj se ka patur problemet e veta mendore, paranoja, ka futur edhe Metën në paranojë. Si shpjegohet që në të gjithë këtë, u bë beteja për të futur katër deputetë në Parlament?”

Kryemadhi përfundoi në emisionin “Të Paekspozuarit”, duke nënvizuar se PL nuk është fytyra e këtyre njerëzve:

“Partia ka institucione, por ato janë bërë inekzistente nga veprimet e disa individëve. PL nuk është fytyra e këtyre njerëzve.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.