E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Monika Kryemadhi: S’do jem në krah të Ilir Metës kur të betohet si president
Lajme

Monika Kryemadhi: S’do jem në krah të Ilir Metës kur të betohet si president

Monika Kryemadhi: S’do jem në krah të Ilir Metës kur të betohet si president

Duke folur për “ABC News” nga kampi i LRI-së në Jalë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përgëzoi të rinjtë për organizimin e mbajtur në pjesëmarrjen e të rinjve socialistë nga shumë vende të botës.

Kryemadhi në vijim të bisedës foli edhe për rolin e ri të LSI-së si forcë opozitare.

“Në do të jemi në opozitë dhe do kemi në krah të gjithë ata që kërkojnë të jenë në opozitë me këtë qeveri që erdhi në pushtet me vota të vjedhura”, tha Kryemadhi.

E pyetur në lidhje me zgjedhjen e Ilir Metës si President dhe rolin e saj si Zonjë e Parë, ajo u shpreh se vendimi i saj është që të mos qëndrojë në krah të kreut të Shtetit, por të punojë për rritjen dhe forcimin e LSI-së.

“Unë e kam marrë vendimin.

Do të marr pjesë si deputete dhe kur të marrë Ilir Meta postin do të jem aty si kryetare e LSI-së.

Jemi në luftë për të sensibiluzur të rinjtë dhe të rejat për tu ndarë nga politika e vjetër”, tha Kryemadhi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.