E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
MONIKA KRYEMADHI TAKIM ME GJIMNAZISTËT E TIRANËS, TREGON KUSH ËSHTË DËSHTIMI MË I MADH I QEVERISË
Politikë

MONIKA KRYEMADHI TAKIM ME GJIMNAZISTËT E TIRANËS, TREGON KUSH ËSHTË DËSHTIMI MË I MADH I QEVERISË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka takuar ditën e sotme disa gjimnazistë të shkollave ‘Qemal Stafa’ dhe ‘Sinan Tafaj’ në Tiranë.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shprehet se dështimi më i madh i qeverisë është lënia e rinisë pas dore.

‘Sot u takova me një grup gjimnazistësh nga shkollat ‘Qemal Stafa’ dhe ‘Sinan Tafaj’. E jashtëzakonshme energjia e tyre pozitive dhe dëshira për ta parë Shqipërinë si shtëpinë tonë të përbashkët. Dështimi më i madh i kësaj qeverie është lënia e rinisë pas dore. Largimi i tyre nga vendi, vrasja e shpresës dhe ëndrrave të tyre është plaga më e madhe që politika e mbrapshtë i ka shkaktuar Shqipërisë. Rinia është themeli i programit të LSI. Ne nuk do t’i zhgënjejmë të rinjtë. LSI do të dyfishojë buxhetin për arsimin.
Një rini e mirëarsimuar dhe punësimi i saj është garancia e vetme për një Shqipëri që nuk plaket!
Ne duhet ta bëjmë Shqipërinë shtëpi për rininë tonë’, shkruan kryetarja e LSI.

56564610_2053235678122497_5051195553744945152_n.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.