Monika Kryemadhit kryetare e LSI-së: Votat u vodhën nga paratë e krimit, por Rama nuk do ta blejë kurrë …
Monika kryemadhi është kryetarja e re e lëvizjes Socialiste për Integrim. Ajo tha se zgjedhjet e 25 qershorit u blenë dhe u grabitën nga partë e krimit dhe drogës.
‘Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen edhe pse do të jetë një rrugë e gjatë me vështirësi, por jam e bindur se do të jetë një rrugë e cila nuk ka kthim më mbrapa. Besoj se është e qartë tashmë për të gjithë ne se jemi padyshim forca kryesore opozitare në Shqipëri.
Tashmë kemi një punë të madhe për ta kthyer këtë pakicë aktive në një shumicë aktive, që proteston del hapur në rrugët dhe në sheshet e Shqipërisë.
Ne do të jemi një forcë udhëheqëse opozitare. Ne do të jemi ata që do ta çojmë për skrap qeverinë e krimit të organizuar dhe të shitblerjes së votave.
Përballuan presionin e policisë dhe të bandave. Heronjtë që votuan LSi-në i dhanë asja forcën dhe besimin, duke na thënë se misioni ynë është një dhe i vetëm: Opozitë e fortë, opozitë e vërtetë, opozitë deri në ditët e fundit.
Edi Rama dhe paratë e drogës mund të blejnë opozitën e deritanishme, mund të blejë edhe ndonjë ndërkombëtar por heshtjen e LSI-së kurrë nuk ka për ta blerë. Ju jap fjalën se nuk do të hesht kurrë së denoncuari, që ky vend të mos jetë pjesë e krimit dhe e drogës’, deklaroi Kryemadhi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



