E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mori postin e ministres së Turizmit në qeverinë “Rama 3”/ Reagon për herë të parë Mirela Kumbaro: Detyrat që më caktuan, pjesë e jetës!
Publik News

Mori postin e ministres së Turizmit në qeverinë “Rama 3”/ Reagon për herë të parë Mirela Kumbaro: Detyrat që më caktuan, pjesë e jetës!

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kumbaro shkruan se detyrat që asaj tashmë i janë besuar, janë pjesë e jetës aktive dhe besimit për ta bërë Shqipërinë më të mirë nga sa është sot.

Ajo thotë se detyrën që Partia Socialiste, i caktoi si drejtuese politike ne Gjirokaster, e ka si nder dhe përgjegjësi ndaj banorëve të 7 bashkive në ate qark.

“Kjo javë që po mbyllet shënoi një fillim të ri për përgjegjësi të reja. Është koha të them se detyrat në qeverisje, angazhimi si deputete në Qarkun e Gjirokastrës, janë tashmë pjesë e jetës time aktive. Janë pjesë e jetës time sepse janë pjesë e besimit tim për ta bërë Shqipërinë më të mirë nga ç’është sot.

Këtë besim ma edukuan gratë dhe burrat e Qarkut të Gjirokastrës, duke bashkëjetuar çdo javë, çdo muaj e çdo vit nga 2017 e deri sot, me vështirësitë dhe gëzimet e njerëzve të tokës, të punës, të dijes, të sofrës dhe të bujarisë në Gjirokastër e Libohovë, në Tepelenë, Përmet e Këlcyrë, nga Dropulli në Memaliaj.

Andaj detyrën që Partia Socialiste, më caktoi si drejtuese politike e këtij Qarku e marr si më të madhin nderim, por edhe si një përgjegjësi serioze, sepse u detyrohem shumë banorëve të të 7 bashkive të Qarkut.

Por e marr edhe si sfidë e mbarësi. Pasi Bledi Çuçi e kreu këtë detyrë aq bukur politikisht dhe aq njerëzisht të ndërtuar mirë, duke vendosur një standard qytetarie të frymës së ekipit, të punës në grup me njerëzit dhe me strukturat, kujtdo pas tij i mbetet një sfidë e madhe për ta arritur.  Kjo sfidë sot është e imja”, shkruan Kumbaro.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama e riktheu Kumbaron në qeveri, në mandatin e tij të tretë, duke i dhënë drejtimin e dikasterit të Turizmit dhe Mjedisit. Më parë ka mbajtur edhe postin e ministres së Kulturës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.