E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Morinë/Sekuestrohen mbi 28 mijë euro dy personave nga Kosova
Lajme

Morinë/Sekuestrohen mbi 28 mijë euro dy personave nga Kosova

28 500 euro janë sekuestruar në Pikën kufitare të Morinës.

Dy personat që i posedonin janë kapur ndërsa po tentonin të hynin në Shqipëri,  në kohën që po kalonin vijën e dytë të kontrollit me automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin D. R. dhe pasagjer shtetasin D. Sh.

“Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur shtetasit D. R., 12 400 euro, ndërsa shtetasit D. Sh. i kanë gjetur 16 100 euro, të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 500 euro.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. R., 24 vjeç dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”,  njofton Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.