E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mos e shisni Shalën për dy aspra e ta mbushësh me budallaçka
Publik News

Mos e shisni Shalën për dy aspra e ta mbushësh me budallaçka

Ekspertja e Turizmit Flora Xhemani Baba ka bërë një thirrje të fortë për një prej perlave të turizmit shqiptar Lumin e Shalës.

Sipas saj, 25 mijë lekë të vjetra për këtë destinacion janë shumë pak. Baba shkon edhe më tej duke thënë se është budallallëk që këtë destinacion ta mbushësh me budallaçka që nxjerrin “shalët”.

“Thirrje miqësore agjencive shqiptare:
Mos e shisni Shalën për 25 mijë lekë të vjetra se e shqyet! Është mëkat të shesësh një destinacion natyror elitar të kategorisë së parë për dy aspra dhe të shkosh ta mbushësh me plehra dhe me budallaçka që duan të nxjerrin shalët! Bëjeni 50 mijë lekë transportin vajtje-ardhje dhe 50 mijë drekën dhe guidën të përfshirë me detyrim, që të shmangni qeset nëpër ferra! Të shkojnë ata pak që e vlerësojnë! Dhe po s’erdhën turistë, kurrë mos ardhshin! Leruani ta eksplorojnë grupet e natyrëdashësve se ata dinë edhe ta mbrojnë. Se e bëtë si tregun e Gabit”, shkruan Baba!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.