“Mos harroni, nuk ka vetëm të diel por edhe të hënë”
Meta thotë se nuk ka vetëm të diel, por edhe të hënë.
Reagimi i plotë:
Të dashur miq!
Kënaqësi t’ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë familjeve tuaja e njerëzve të dashur të zemrës.
Po kështu sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve. Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të diel, por edhe të hënë. Dhe përsëri kafen e mëngjesit do e pimë me njëri-tjetrin, me fqinjët tanë dhe miqtë tanë, pavarësisht nga idetë e ndryshme politike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



