E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Mos i bëj keq”, negociatat dramatike që çuan në lirimin e 24-vjeçares
Lajme

“Mos i bëj keq”, negociatat dramatike që çuan në lirimin e 24-vjeçares

Buzi: “Eja merre vajzën këtu, po ta besoj ty…”

Korroveshaj: “Gjërat do të rregullohen, lëre armën dhe eja me mua”

Teksa në rrjet janë publikuar pamjet e momentit dramatik kur 35-vjeçari Refit Buzi liroi ish-partneren e tij, Rozalinda Plaka, të cilën e mbajti peng për rreth 4 orë brenda automjetit të tij.

Ngjarja u zhvillua gjatë negociatave intensive të drejtuara nga Mariglen Korroveshaj, Shefi i Stacionit të Policisë Roskovec, i cili komunikoi vazhdimisht me autorin përmes altoparlantit, duke u përpjekur ta bindte të dorëzohej dhe të mos i bënte dëm të resë.

Sipas pamjeve të siguruara nga News24 dhe informacionit të zbardhur nga gazetarja Xhensila Kodra, negociatat mes palëve kanë qenë të tensionuara dhe vendimtare për shpëtimin e 24-vjeçares.

PJESË E ZBARDHUR NGA NEGOCIATAT

MARIGLEN KORROVESHAJ: Vajzës mos i bëj keq!

BUZI: Nuk e liroj, mos u afro

KORROVESHAJ vijon negociatat: Do të zgjidhim gjithçka bashkë, ejani me mua!

BUZI: Eja merre vajzën këtu, po ta besoj ty…

Në këtë moment kritik, Korroveshaj afrohet pranë automjetit, merr të renë në krahë dhe largohet disa metra larg autorit, duke e vendosur në siguri. Më pas ai rikthehet sërish për të vijuar përpjekjet për ta bindur Buzin të dorëzohej.

KORROVESHAJ: Gjërat do të rregullohen, lëre armën dhe eja me mua

BUZI: Largohu me vajzën, ik, unë do të rri këtu! Mos u afro ose do të vras veten!

Pas këmbënguljes së autorit, efektivi largohet bashkë me Rozalinda Plakën, e cila u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Fierit në gjendje të rënduar psikologjike.

Pavarësisht negociatave disaorëshe dhe përpjekjeve të vazhdueshme të policisë për ta bindur të dorëzohej, 35-vjeçari nuk pranoi dhe i dha fund jetës së tij rreth orës 16:35 të së premtes.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa momenti i shpëtimit të të resë konsiderohet si një ndër episodet më kritike dhe të suksesshme të ndërhyrjes policore në këtë rast.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.