“Mos jeto kurrë pa jetë!”
Dita më e bukur? Sot. Pengesa më e madhe? Frika.
Gjëja më e lehtë? Të gabosh. Gabimi më i madh? Të heqësh dorë.
Rrënja e çdo të keqeje? Egoizmi. Mëndjeheqja më e mirë? Puna. Humbja më e madhe? Mospasja e kurajës.
Profesionistët më të mirë? Fëmijët. Nevoja e parë? Komunikimi. Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët.
Misteri më i madh? Vdekja. E meta më e keqe? Të qenit pa humor. Personi më i rrezikshëm? Ai që gënjen.
Ndjenja më e shëmtuar? Mëria. Dhurata më e bukur? Falja. Ajo më e paçmuara? Familja. Drejtimi më i mirë? Rruga e duhur. Sensacioni më i kënaqshëm? Paqja e brendshme.
Pritja më e mirë? Buzëqeshja. Ilaçi më i mirë? Optimizmi.
Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer. Forca më e madhe? Besimi. Personat më të nevojshëm? Shërbyesit e Zotit (priftërinjtë etj). Gjëja më e bukur në botë? Dashuria.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



