‘Mos na e ndërprisni dasmën’- Efektivi i Policisë që ishte në përgjim i kërkon kolegëve të ‘mbyllin sytë’ për lokalin me muzikë ku organizohej festa. Ankesat e banorëve ‘alarmojnë’ sallën operative
Një nga punonjësit e Policisë në Komisariatin numër 1 në Tiranë, do të merrte pjesë në një dasmë në 14 gusht 2021, por pa e ditur që numri i tij i telefonit ishte në përgjim, ai i kishte kërkuar kolegëve në Komisariat që të mos pranonin ankesa të qytetarëve për muzikën e lartë.
Në dosjen hetimore që ka siguruar Panorama, thuhet se punonjësi i Policisë Arjan Balla me detyrë trup sherbimi në Komisariatin e Policisë Nr.1, i cili u arrestua dje, në datën 14.08.2021 rreth ores 00.40 është njoftuar nga salla operative që së bashku me kolegun Jashar Shehu, edhe ky i arrestuar dje, të kryente një verifikim në lagjen Shkozë pasi kishte ardhur nje telefonate se në një ambient kishte valle, muzik te lartë dhe po shqetësoheshin banoret jashte orarit policor.
“Arjan Balla lajmeron sallen operative se telefonata ishte e rreme. E njejta situatë përsëritet në oren 01.15 dhe 01.20 ku perseri punonjesit e policisë të cilët shkojně në vend raportojnë në sallen operative se telefonata ishte e rreme.
Në përgjimet e shetetasit Durim Muraj eshte fiksuar komunikimi i Arjan Balla me Durim Murja ku rezulton se Durim Murja ishte pjesëtar i dasmes objekt ankese në sallën operative dhe ju kerkon kolegëve të tij që të mos jua nderpresin dasmen edhe për njëfarë kohe.
Ne bisede Arjan Balla shprehet i shqetesuar per ankesat në sallen operative duke përcaktuar kështu dijeninë e tij të plotë për të vertetën duke vërtetuar se raportimi i tij në salle për telefonata të rreme eshte e pavertete’, thuhet në dosjen hetimore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



