E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mos protestoni, jemi mjerisht siç e kemi hak
Publik News

Mos protestoni, jemi mjerisht siç e kemi hak

430 kile kokaine
50 milionë euro
440 miliinë euro
Plehrat
2 miliardë e kusur euro, Porti i Durrësit i shitur pa ngulur një lopatë dhe punë, vetëm shkresa ofshorë e vota ajrore në Kuvend.
20 milionë euro anulloi vetë BE për Portin.
Miliona euro plaçkitje për Teatrin Kombëtarë
Kokaina ka përmbytur porte, e rrugëkalime të tjera
430 kilogram, afro 50 milionë euro
Drejtori ish komunar i Ramës, nga Frakulla në energji në OST e KESH
Halli është DEA
Antimafia
Partnërët gjermanë, britanikë, evropianë.
Kjo ishte një dhuratë transparence dhe mirëseardhje e samitit të BE, për tu thënë një arsye të vogël ditore për të protestuar. Për t’u treguar se mikpritësi i tyre kryeministër Edi Rama, është garantuesi dhe rojtari i trafiqeve. Jemi bëre destinacion i turizmit narkotik.
Ministra, deputetë, bashkiakë, drejtues policie, prokurorë e gjyqtarë, pushtetarë vendorë e qëndrorë, nëpër përgjime korruptive kriminale
Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj, në episode hetimi në dy dosje të mafias Ndrangheta, zgjatuar në Shqipëri.
Dy televizione,
Njëri mbyllur Agon Çhennel, që na kushtoi 150 milionë euro në Gjykatë, për tekat e Edi Ramës dhe Eri9n Veliajt.
Tjetri, Ora news, konfiskuar po për teka të Ramës dhe Veliajt dhe natyrisht do të kërdisemi njëlloj ne Gjykatën e Arbitrazhit me një tjetër penalitet qindra milionësh
Krahina të përmbysura, njerëz në mjerim dhe ministrat hallakaten nëpër botiqe luksi
Energjia vidhet kanibalisht, shitet katër herë më lirë e blihet shumëfish më shtrenjt.
10 miliard euro janë bërë dëm në buxhet nga abuzimet e qeverisë, 2 buxhete vjetore, firuar, pa asnjë të pandehur.
1.7 milionë shqiptarë kanë ikur dhe nuk dihet ku do të ndalojë vrapi shkretimit, punëtorët e huaj skllavërohen e hidhen kanaleve të torturuar
Nuk prodhojme asgjë importojme gjithçka. Nafta ngrihet e ulet sipas ereksionit tuhaf të politikanëve. Kullat hedhin shtat parapisët
Trafikantët, mafiozët, vrasësit, dhunuesit, hajdutët, plaçkitësit, zullumqarët, zorzopët, zuzarët, i kemi kandisur ofiqarë në qeveri, parti, parlament, drejtësi, biznes.
E përse të protestojmë
Ne jemi në ferr, në një vend ku nuk ka nevojë të protestohet, sepse marketi mashtrimit dhe blerjes gjen rradhë gjithmonë.
Përse të protestojnë
Ne e kemi mbushur dheun tonë me servilë, spiunë, patronazhistë, kusarë, lëpirës, mercenarë, eunukë, kopukë, bashibozukë, kuplara, të penduar, të paaftë, sakatë mendorë, analfabetë, zorraxhinj të parfumosur, bythecë.
Përse të protestojmë
Ne kemi opozitaŕë luksi, tenderaxhinj, nderaxhinj, rehatlinj, marifetlinj, malinj, spiunalinj, tartabiqër, kolltukofagë, kunguj të kollarisur, kastraveca sere të vyshkur.
Përse të protestojmë.
Ne kemi varreza ku nuk ka vend për varre. Qytete ku ska rrugë për njerëz, pyeje ku mezi gjen pemë, hambarë pa kokërr bereqeti, toka plot qe na i ka përla dreqi
Ndaj rrini
Flini
Mos luani
Mos pipetini
Mos nxirrni zë nga goja
Mos u lagni se na del boja
Qeveria do ikê një ditë
Do vdesë KM
Ne do e mësojme në lajme
Se kemi për të parën herë.
Hiç mos e luani fundshpinën për Protestë. Jemi siç e kemi hak. Eksperiment i shëmtuar. Ndaj vjen BE…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.