E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mos u qaj si pata, por fluturo si skifteri!
Publik News

Mos u qaj si pata, por fluturo si skifteri!

Qendronte në aeroport në pritje të një taksie e cila do ta shoqëronte për në hotel. Fati e solli te udhetonte me një taksi te mbajtur mirë, e pastër dhe me një drejtues të veshur mirë. Shoferi zbriti nga taksia, i hapi derën dhe duke e urdhëruar të hyj brenda i tha:”Më quajnë filan. Mesa duket unë do të jem taksisti juaj këtë mëngjes. Derisa të fus valixhet në bagazh, mund ti hidhni një sy detyrimeve të mia si taksist në këtë fletepalosjen këtu!” dhe i zgjati një karton të dizenjuar bukur.

Aty lexoi:”Zoti të begatoftë me të mira! Detyra ime është që tju dërgoj në destinacion sa më shpejt, duke ndjekur rrugën më të sigurt, më pak të kushtueshme dhe në një atmosferë miqësore!”
Pasi vendosi valixhet në bagazh, u ul në sediljen e tij dhe duke rregulluar pasqyrën i tha:”Mos dëshironi një filxhan kafe zotëri?

Kam një termus me kafe normale dhe me një tjetër me kafe pa kafeinë!”
Duke buzëqeshur iu pergjigj:”Faleminderit, por preferoj pijet e ftohta.”
Menjëherë shtoi:”Kam ujë me gaz dhe pa gaz, të ftohtë. Kam dhe lëng portokalli.”
I befasuar i thote:”Ok, më jep lëng portokalli.”

I zgjati një gotë me leng dhe u nis drejt destinacionit
Një minutë më pas i zgjati një listë me stacione radiosh dhe i tha:”Mund të zgjedhësh kë të duash, stacione lajmesh, muzike etj… tju tregoj mbi vendet më të bukura që mund të vizitoni në qytet gjatë qëndrimit Tuaj, të bëjmë muhabet bashkë apo desheroni tju lë rehat me veten!”
Kjo ia shtoi dhe më shumë kureshtjen rreth këtij taksistit, prandaj i tha:”Preferoj muhabetin.”

Dy minuta më pas më pyeti nëse temperatura e kondicionierit ishte e përshtatshme, apo preferonte ajrin e freskët nga xhami i makinës.
Pak më vonë e pyeti nëse preferonte të lexonte ndonjë gazetë të asaj dite, ose ndonjë revistë javore.
I mrekulluar nga shërbimi i tij, e pyeti:”Zotëri,a të gjithë klientëve u shërbeni në këtë mënyrë?!”
Ai iu përgjigj gjithë xhentilesë:”Fatkeqësisht, këtë formë komunikimi me klientët e kam nisur vetëm dy vite më parë. Deri para dy vitesh isha një taksist si gjithë të tjerët. Shumica e tyre nuk i mirëmbajnë mjetet e tyre dhe gjithë kohën e kalojnë duke u ankuar dhe mallkuar fatin.

Ndryshimi im erdhi kur lexova mbi një koncept që kishte të bëjë rreth lirisë së zgjedhjes dhe që sipas të cilit njeriu mund të zgjedhë të jetë një patë ose një skifter. Pata ankohet dhe mallkon fatin e saj të zi, sakaq skifteri ngrihet lart në qiell dhe shijon kapacitetet e tij gjer në maksimum. Që atë ditë zgjodha ndryshimin dhe pak e nga pak kam mbërritur gjer këtu.

Ndihem i lumtur dhe bëj çmos tu përcjell copëza kenaqesie klientëve të mi. Të ardhurat e mia vjetore, për rrjedhojë u shtuan që vitin e parë. Këtë vit pres të katërfishohen. Klientët që udhëtojnë me mua për herë të parë, më kërkojnë dhe herë të tjera, më telefonojnë ose më dërgojnë mesazhe dhe unë u gjendem menjëherë.”

Mjaft luajte rolin e patës dhe mallkon fatin! Nise rrugën tënde si skifter që fluturon lart në qiell dhe kontrollon jetën dhe fatin tënd. Sigurisht që nuk do të mundesh me të parën, por hidh hapin e parë dhe ndiqe me të dytin, të tretin etj…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.