E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mos vallë Loredanës po i mungojnë kohët e vjetra me Mozzik?
Publik News

Mos vallë Loredanës po i mungojnë kohët e vjetra me Mozzik?

Megjithëse ende nuk ka vendosur të flasë publikisht për lidhjen e re, Loredana vazhdon të publikojë herë pas here në Instagram momente me partnerin e ri, gjithmonë pa e treguar portretin e tij.

Por, pavarësisht se tashmë është në krahët e dikujt tjetër, duket se Loredanës i mungojnë kohët e vjetra.

Reperja ka publikuar në Instagram një foto të vjetër të vogëlushes së saj, Hanës, e cila qëndron e shtirë pikërisht mbi gjoksin e Mozzik.

Në foto, përveç Hanës mund të dallojmë lehtë dhe Mozzik, ndaj këtë e morëm si një mesazh të tërthortë nga Loredana, të cilës duket se po i mungon koha e vjetër.

Të ishte ndryshe, Loredana mund të kishte zgjedhur fare mirë një foto të vjetër ku shfaqet vetëm Hana, pa ish-partnerin e saj.

Për më tepër, ajo e ka shoqëruar postimin me disa zemra.

Jemi të bindur se këtu ka diçka! Nuk mendoni edhe ju njësoj?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.