E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Mosbindje civile”, Balla: Deklarata të papërgjegjshme, Basha në fund të karrierës politike
Lajme

“Mosbindje civile”, Balla: Deklarata të papërgjegjshme, Basha në fund të karrierës politike

Pas thirrjes së bërë ditën e djeshme nga kreu i PD-së, Lulzim Basha për mosbindje civile, reagoi sot edhe kreu i deputetëve të PS-së, Taulant Balla.

Sipas tij këto deklarata janë të papërgjegjshme dhe se bëhen nga një njeri që është në fund të karrierës së tij politike.

Balla u shpreh se prokuroria duhet të rinisë hetimet duke hapur dosjen e Rrugës së Kombit për Berishën dhe Bashën.

“Është e paligjshme që një politikan bën thirrje që të mos paguhen taksat, kur mbi bazën e tyre funksionon buxheti, shkollat, spitalet, etj. Megjithatë në papërgjegjshmërinë e vet të Lulëzimit, halli i madh e ka zënë, disa fatalitete që e presin lidershipin e PD, çështja e financimit rus.

Hetimi po ecën dhe Basha nuk duhet të vonojë për të dhënë dëshmi. Në 17 prill presim një lajm të mirë për integrimin dhe sjellja e opozitës ka të bëjë me pritshmëritë, që komisioni do të rekomandojë hapjen e negociatave pa asnjë kusht.

Procesi i reformës në drejtësi po ecën përpara dhe shqetësimi i treshes nuk ishte taksa e Rrugës së Kombit, por kundërvenia ndaj procesit të Reformës në Drejtësi dhe Vettingut, referimet për rastin e parë dhe të tjerët që do të shkojnë në fund. Rasti i dhunës kundër pronës publike apo private duhet të dënohet nga të gjithë. Një parti që vërshon të përdorë këtë rast për skenarë të mburojës që PD ka për hallet e veta nuk i bën mirë Shqipërisë.

Sjellja për mosbindjen civile? Pasi banorët e Kukësit të kuptojnë që për ata ka trajtim të veçantë përmes një abonoje, kjo është përpjekje për t’u përdorur për qëllime politike. Pas dy javësh është momenti më i rëndësishëm i 10 viteve. Basha është në fund të karrierës politike dhe po mundohet të bëjë dëm Shqipërisë. Historia e rrugës Durrës-Kukës duhet hetuar dhe rihetuar. Rikthimi në vendin e krimit nga Basha dhe Berisha duhet të jetë për prokurorinë një element për t’u vendosur në hetim”, tha Balla.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.