E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mot i keq dhe erë e fortë, vonohen tragetet në Durrës
Publik News

Mot i keq dhe erë e fortë, vonohen tragetet në Durrës

Moti i keq me ere te forte eshte bere shkak per vonesa në mbërritjen e trageteve në Portin e Durrësit.

 

Autoriteti Portual njofton se “Dy tragetet e linjës Bari – Durrës do të mbërrijnë me vonesë, pasi janë nisur me rreth 8 orë vonesë, për shkak të erës së fortë në brigjet e Italisë Jugore”.

Nderkohe qe tragetet “Bari” dhe “AF Marina”, janë nisur mëngjesin e sotëm nga Bari dhe priten të hyjnë në portin e Durrësit rreth orës 15.00.

Mesohet se nuk janë regjistruar vonesa në nisjen e dy trageteve të tjerë të linjës Durrës – Bari, të cilët janë nisur mbrëmë sipas grafikut dhe tashmë janë akostuar në portin italian

1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.