E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti
Lajme

Moti

Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët

Moti/ Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 shkurt 2018.

Në pjesën më të madhe të vendit reshjet do të jenë me intensitet të lartë dhe mesatar, ndërsa do të pakësohen ndjeshëm në orët e vona të mbrëmjes.

Sa i përket sasive 24-orëshe, pritet të variojnë në 100 – 170 mm në Veri; 70 – 100 mm në Qendër dhe Jug ndërsa Verilindja dhe Juglindja do të shënojnë 40 – 70 mm.

Dëbora aktualisht është lokalizuar në ekstremin Verior ndërsa pasdite dhe në vijim, pritet të shtrihet në pjesën më të madhe të zonave malore.

Temperaturat mbeten të larta edhe të shtunën duke shënuar maksimalisht 17°C në mesditë ndërsa e diela sjell rënie të ndjeshme të vlerave termike duke i ri-kthyer ato, në vlerat tipike të dimrit. /CNA.al

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.