E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti befason ditët e ardhshme ndërsa sonte …
Lajme

Moti befason ditët e ardhshme ndërsa sonte …

Temperaturat kanë ardhur duke u ulur dhe duket se moti  do të vazhdojë të na surprizojë përsa i përket ditëve të ardhshme.

Mbrëmja e sotme do të shoqërohet me reshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë, ndërsa në zonat malore mbi 800 metra mbi nivelin e detit do të ketë edhe borë.

Sipas MeteoAlb intensiteti i shirave do të jetë mesatar dhe i lartë në veri dhe qendër, ndërsa në mbrëmje deri pas mesnatës reshjet intensive lokalizohen në juglindje.

Në orët e para të mëngjesit të nesërm, reshjet largohen nga territori duke i lënë vend motit të kthjellët gjatë ditës së martë. Temperaturat sot luhaten nga 2 në 17°C por nesër ulen në mëngjes e mesditë duke variuar nga -4 në 13°C.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.