E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
MOTI/ E mërkurë 25 prill 2018
Lajme

MOTI/ E mërkurë 25 prill 2018

Rikthehen RESHJET në qarqet e…

Vendi mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të shpeshta në Veri dhe pjesërisht në Qendër. Pasditja vijon kryesisht e kthjellët në zonat Perëndimore por Veriu dhe zonat Lindore do të kenë vranësira të shpeshta duke sjellë edhe shira të izoluar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes ndërsa mesdita ruan vlera konstante në territor por me një rritje të lehtë në zonat Qendrore.

Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë-herë mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzim i ulët.

Europa

Vijojnë shirat e përkohshëm në Europën Perëndimore Por vranësira të shpeshta dhe shira të dobët, do të ketë Verilindja e Europës. Ndërsa kthjellimet dominojnë Juglindjen dhe pjesërisht rajonin Mesdhetar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.