E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti i keq me reshje shiu/ Ndërpritet energjia elektrike në disa fshatra të qarkut të Korçës
Lajme

Moti i keq me reshje shiu/ Ndërpritet energjia elektrike në disa fshatra të qarkut të Korçës

Reshjet e shiut sjellin gurë dhe përmbytje në “Rrugën e Arbrit”, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Reshjet e shumta të shiut të nisura që ditën e djeshme kanë krijuar probleme në rrugët nacionale të qarkut Dibër.

Më problematike situata paraqitet në rrugën e Arbrit, kryesisht në by-passin e Murrizit, segmentin e Xibrit dhe Bulqizë- Maqellarë.

Në këto zona ka pasur rënie të vazhdueshme gurësh të cilët janë kthyer në rrezik për aksidente. Si pasojë e reshjeve intensive të shiut në afërsi të urës së Çerenecit ka pasur herë pas here gurë të mëdhenj në rrugë, ndërsa vetë ura është e mbushur me ujë.

Shkak mësohet se është bërë bllokimi i kanaleve anësore të rrugës dhe shkarkuesve mbi urë.
Po ashtu, rënie gurësh dhe vështirësi qarkullimi ka pasur edhe në aksin tjetër nacional Burrel-Skuraj, kryesisht në segmentin e Shkopetit.

Energjia elektrike është ndërprerë në disa fshatra të qarkut të Korçës.

reshje shiu energji elektrike

Shkak është bërë moti i keq që ka përfshirë juglindjen e vendit mëngjesin e sotëm.

Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë lënë 22 fshatra pa energji elektrike në zonën e Maliqit, 12 në zonën e Pogradecit dhe mbi 6 fshatra në bashkinë e Devollit dhe Kolonjës.

Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.