E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti i keq në vend, bllokohet aksi Tepelenë-Gjirokastër
Flash

Moti i keq në vend, bllokohet aksi Tepelenë-Gjirokastër

Është bllokuar përkohësisht aksi nacional Tepelenë–Gjirokastër, në segmentin e njohur si “Shkalla e Zezë”, si pasojë e një rrëshqitjeje masive shtufi që ka rënë mbi trupin e rrugës.

Rënia e masivit ka bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve, duke krijuar radha të gjata dhe pritje të zgjatura në të dy drejtimet e lëvizjes. Drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ndalojnë, ndërsa trafiku është paralizuar për disa orë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po menaxhojnë situatën dhe po orientojnë drejtuesit e mjeteve, si edhe punonjësit e firmës kontraktore, të cilët kanë nisur punën për pastrimin e shtufit dhe baltës nga rruga.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos për shkak të kushteve të motit dhe rrezikut të rrëshqitjeve të tjera, ndërsa pritet që qarkullimi të rikthehet normal sapo të përfundojë ndërhyrja në këtë segment problematik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.