E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti i keq. Nis bora në Gjirokastër, fshatrat e Dibrës të bllokuara
Lajme

Moti i keq. Nis bora në Gjirokastër, fshatrat e Dibrës të bllokuara

Ulja e mëtejshme e temperaturave ka rritur mundësitë për borë edhe në qytetet jugore.

Sipas “BalkanWeb” mëngjesin e sotëm ka nisur të bjerë borë në Gjirokastër por deri tani nuk ka pas probleme.

Pjesa e sipërme e qytetit pati që dje reshje bore. Mësohet se të gjitha akset rrugore në qarkun e Gjirokastrës janë të kalueshme pa zinxhirë.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Dibrën. Gazetari Enver Doçi raportoi se ka probleme në zonat e thella nga prania e akullit dhe ngricës në rrugë. Në disa zona të thella mjetet e kanë të pamundur qarkullimin për shkak të ngricave, ndërsa në disa të tjera trashësia e borës arrin në 40 cm.

Për sa i përket rrugës nacionale Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi, ndërsa rruga nacionale Peshkopi-Tiranë kalohet pa probleme. Borëpastrueset janë në gatishmëri të plotë. Në lartësinë mbi 800 metër mbi nivelin e detit kanë vazhduar reshje dëbore. Disa zona rurale si në Bulqizë dhe Dibër janë të izoluara nga dëbora.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.