Moti i keq sot në Durrës, vështirësi nga era e fortë
Moti i keq dhe i paqëndrueshëm ka përfshirë gjithë Shqipërinë, ku në zonat malorë nuk kanë munguar as reshjet e dbëorës. Ndërsa reshjet e shiut kanë përfshirë një pjësë të mirë të vendit.
Në qytetin bregdetar të Durrësit ka filluar një erë e fortë që në orët e para të mëngjesit duke e bërë të pamundur të qëndrosh jashtë apo dhe të ecësh në rrugë. Kudo në rrugë sheh tabela të rrëzuara të dyqaneve, duhet të kësh mendjen sepse mund të përplaset nga momenti në moment ndonjë gjë në fytyrë.
Në shëtitoren kryesore të qytetit “Taulantia” është e pamundur të qëndrosh sepse intesiteti i erës është shumë i fortë dhe madje dallget e detit janë aq të forta sa arrijnë deri në shesh. Shumë biznese që operojnë buzë rrugës i kanë hequr produktet e tyre nga frika që mund të dëmtohen pasi era e fortë nuk i lë në vend. Koha e keqe do ndikojë dhe në linjat e trageteve që mund të kenë vonesa ose pse jo dhe anullim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



