Moti i keq/Ministria e Arsimit ka urdhëruar pezullimin e mësimit në të gjitha shkollat.
Moti i keq ka shkaktuar një situatë alarmante në vend ku disa zona janë përmbytur ndërsa ministria e Arsimit ka urdhëruar pezullimin e mësimit në të gjitha shkollat.
Sakaq, ka reaguar lidhur me këtë situatë kreu i Shtetit, Ilir Meta i cili apelon për angazhim maksimal për sigurinë e jetës dhe pronës.
“Jam duke ndjekur me vëmendje të veçantë situatën e krijuar si pasojë e motit të keq dhe masat që po merren për tejkalimin e saj në disa zona të përmbytura.
Solidarizohem me banorët e këtyre zonave dhe punonjësit e Emergjencave Civile duke apeluar angazhim maksimal për sigurinë e jetës dhe të pronës”, thotë Presidenti Meta në reagimin e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



