Moti me reshje/ Rrugët që janë të kalueshme me automjete
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar në Korçë-Dardhë, në Llogara, në Kukës-Ura e Zapodit, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Fierzë dhe Qafë Bualli-Krastë.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, në këto akse është punuar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa problem.
Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet.
“Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH-ja
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



